Defekt kompjuterik ne Mars

Defekt kompjuterik ne Mars
Roboti i NASA-s që gjendet aktualisht në planetin Mars u detyrua të kalojë në “safe mode” (funksionimi i kompjuterit me kapacitete të kufizuara) pas një defekti kompjuterik që u shkaktua nga skedarët e korruptuar. Roboti, i cili po analizon kampionë shkëmborë nga planeti i kuq, po drejtohet nga një kompjuter rezervë.

Shkencëtarët e NASA-s po shikojnë për të gjetur shkaqet e mundshme të korruptimit të skedarëve në memorien e dëmtuar të robotit. Defekti nënkupton që roboti të ndalojë punën ndërsa kompjuteri rezervë rikonfigurohet në mënyrë që të marrë kontroll të plotë të pajisjes.

“Ne jemi ende në fillim të procesit”, tha menaxheri i projektit Richard Cook. “Ne do të na nevojiten disa ditë deri në një javë para se të kryejmë të gjitha rikonfigurimet e nevojshme”.

Skedarët e kompjuterit kryesor mund të jenë dëmtuar si pasojë e ndonjë rrezeje kozmike të paparashikuar. Shkencëtarët thonë se hard-disku i tyre është ndërtuar që të përballojë radiacionet por ka një limit se sa radiacione mund të përballojë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama