Më 1 tetor do të fillojë ndalimi i alkoolit në mjetet publike të linjave të landit të Hamburgut dhe të afeksionuarit pas “faqoreve” duket se nuk duan ta kalojnë këtë ndryshim në qetësi. Për t’i dhënë lamtumirën alkoolit, nëpërmjet Facebook, është organizuar një dehje kolektive. Sipas tabloidit “Bild”, do të jenë rreth 19 mijë persona të cilët që tani kanë venë në angazhim autoritetet që po mendojnë të evitojnë dëmet e mundshme. Shoqëria e menaxhimit të linjave po ndjek nga afër situatën dhe është e frikësuar për përsëritjen e kaosit që shpërtheu në Londër më 31 maj 2008, një ditë para hyrjes në fuqi të ligjit për ndalimin e alkoolit në mjetet publike.