Shtëpia e Bardhë, në një njoftim zyrtar për median mbi takimin Obama- Biden -Rama shprehet se:
President Obama ju bashkua, sot, një takimi ndërmjet Zv /Presidentin Biden dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Presidenti, Zv/ President, dhe Kryeministri theksuan rëndësinë e Shqipërisë si vend partner me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti shprehën vlerësimin për rolin kritik që Shqipëria luan në forçimin e sigurisë në rajon dhe pohuan rëndësinë e politikës së dyerve të hapura për integrimin Euro-Atlantik për stabilitetin në Ballkan. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti komentuan Shqipërinë për lidershipin e saj në promovimin e tolerancës fetare, kontributi i rëndësishëm i Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS, dhe për hapat domethënëse që Shqipëria ka ndërmarrë për të luftuar terrorizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm. Presidenti, Zv/Presidenti , dhe Kryeministri ranë dakord mbi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave në mënyrë që Shqipëria të përparoj në proçesin e integrimit Europian.