Deklarata zyrtare e Shtepise se Bardhe mbi takimin Obama-Biden-Rama

Deklarata zyrtare e Shtëpisë së Bardhë mbi takimin Obama-Biden-Rama

Shtëpia e Bardhë, në një njoftim zyrtar për median mbi takimin Obama-Biden-Rama shprehet se:

Presidenti Obama ju bashkua, sot, një takimi ndërmjet Zëvendës Presidentin Biden dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Presidenti, Zëvendës Presidenti dhe Kryeministri theksuan rëndësinë e Shqipërisë si vend partner me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti shprehën vlerësimin për rolin e rëndësishëm që Shqipëria luan në forçimin e sigurisë në rajon dhe pohuan rëndësinë e politikës së dyerve të hapura për integrimin Euro-Atlantik për stabilitetin në Ballkan. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti lëvduan Shqipërinë për lidershipin e saj në promovimin e tolerancës fetare, kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS, dhe për hapat domethënëse që Shqipëria ka ndërmarë për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Presidenti, Zëvëndës Presidenti dhe Kryeministri ranë dakord mbi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave në mënyrë që Shqipëria të përparojë në proçesin e integrimit Europian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama