Deklarimet e sotme Rama Basha Exit shpjegon

Deklarimet e sotme Rama, Basha  Exit shpjegon

Kryeministri Rama ka dhënë sot një konferencë për shtyp, pasi zhvilloi takime të veçanta me Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së për arritjen e një mirëkuptimi me opozitën.

Kryeministri pohoi se në lidhje me Komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit--dy institucione të reja që krijohen nga reforma: njëri bën verifikimin e përshtatshmërisë etike dhe profesionale të kandidaturave për në sistemin e drejtësisë, dhe tjetri që shërben si komision apelimi i vendimeve të të parit--qëndrimi i shumicës është i panegociueshëm: kandidaturat duhet të miratohen me 2/3 e Kuvendit dhe, në rast të mos arritjes së kësaj shumice, emërimi i kalon Këshillit të Lartë të Emërimeve (KLE), i cili emëron kandidaturën që ai vlerëson si më të mirën.

KLE është një tjetër mekanizëm i propozuar nga reforma, i cili ka kompetencë kryesore propozimin formal të kandidaturave për emërime në sistemin e drejtësisë, pasi verifikon përputhshmërinë e tyre me kriteret e postit. Për çdo grup kandidaturash për të njejtin pozicion, KLE bën vlerësimin dhe i rendit ato nga më e mira tek më e dobta.

Këshilli i Emërimeve përbëhet nga 9 anëtarë, secili shërben vetëm për një vit, të cilët zgjidhen çdo vit me short mes gjyqtarëve dhe prokurorve të të gjitha shkallëve.

Në vend të këtij mekanizmi, Patia Demokratike kishte kërkuar një tjetër formulë e cila nuk përjashton Kuvendin nga emërimi i anëtarëve të komisioneve të mësipërme, sikurse do ndodhë praktikisht me formulën e mësipërme--është e paimagjinueshme që në klimën politike shqiptare të ndodhë që të arrihet shumicë 2/3 për votime të tilla. Formula e propozuar nga PD është e ashtuquajtura ajo e "vendeve të rezervuara", sipas së cilës propozimet dhe emërimi i anëtarëve të komisionit i rezervohet shumicës dhe pakicës: pra, secila palë politike të ketë të drejtë të bëjë propozimet për një numër të caktuar të vendeve në komision duke siguruar kështu balancim politik në propozime.

Por Kryeministri Rama e ka përjashtuar kategorikisht këtë mundësi, duke thënë se formula aktuale pra fillimisht me votim 2/3 dhe pastaj përmes KLE-së është e panegociueshme:

"Shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe, që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie, për të bërë asnjë lloj kompromisi me Partinë Demokratike," është shprehur zoti Rama.

Por, Zoti Rama është treguar i hapur për të hequr dorë nga e njejta formulë në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë -- organizmat kryesore që krijon reforma që kanë përgjegjësinë për emërimin, respektivisht të të gjtihë gjyqtarët (përjashto ata të Gjykatës Kushtetuese) dhe prokurorët e vendit.

Sidoqoftë, Zoti Rama ka theksuar se edhe PD duhet të heqë dorë nga pozicioni i saj i "vendeve të rezervuara" për të gjetur një kompromis, diku në mes të qëndrimeve të tanishme të palëve. Zoti Rama u shpreh se:

Pas konferencës së Kryeministrit, doli në konferencë për mediat edhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ndryshe nga sa mund të pritej, Zoti Basha nuk shprehu ndonjë qëndrim të ri të PD-së pas hapit, në dukje drejt kompromisit, nga Zoti Rama, por u ngutur të shpallë triumfin për lëvizjen e Zotit Rama nga pozicioni i mëparshëm e tij, duke u shprehur se:

Zoti Basha ritheksoi se Komisioni i Venecias ka kërkuar zbatimin e parimit të vendeve të rezervuara për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionit të Apelimit.

Peërsa i përket votimit me dy të tretat, Zoti Basha u shpreh se:

Ajo që ka dashur të thotë Zoti Basha është se formula e tanishme--pra, fillimisht votimi me 2/3 në Kuvend dhe, në rast të mos arritjes së shumicës (bllokimit të Kuvendit) e drejta e emërimit i kalon Këshillit të Emërimeve-- do të thotë që, praktikisht, do të jetë KLE dhe jo Kuvendi institucioni që do i bëjë realisht emërimet. Dhe PD e Zoti Basha janë të bindur që KLE mund të kapet nga Kryeministri.

Pas deklaratës së Zotit Basha, u kundërpërgjigj Kryeministri Rama, i cili u shpreh se Zoti Basha e ka keqkuptuar deklaratën e tij. Në mënyrë qesëndisëse, Zoti Rama pohoi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama