Dekriminalizimi mblidhet komisioni i posacem

1447958376DEKRIMINALIZIMI 19_22TIRANË, 20 Nëntor/ATSH/.- Komisioni i posaçëm parlamentar për zbatimin e marrëveshjes
së 24 dhjetorit, është mbledhur paraditen e së premtes për të miratuar projektligjin që trajton çështjen e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit nga persona me rekorde kriminale, i quajtur ndryshe drafti "Për dekriminalizimin'.
Pas gati një viti debatesh, mbrëmjen e djeshme, palët ranë dakord përfundimisht për të miratuar një draft të përbashkët për këtë çështje, ku nuk kanë gjetur dakortësi vetëm në një pikë, ne testin e drogës.
Ndërkohë që konsensusi është arritur për pika të tjera, siç është verifikimi i shenjave të gishtërinjve, si mënyra më e sigurtë, sipas opozitës, për identifikimin e personave me të shkuar kriminale, që mund të kenë përdorur disa identitete./a.s/ /a.ke/

vijon


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama