Pas humbjes ndaj Italisë pasditen e së hënës me rezultatin 2-0, trajneri Del Boske e ka lënë pezull të ardhmen e tij në stolin e Spanjës, duke thënë se për këtë do të flasë me presidentin e federatës.
"Do flas me presidentin. Kemi nevojë të rishohim të ardhmen, sepse në muajin shtator duhet të jemi të përqendruar",-ka thënë ai sipas gazetës spanjolle "Marca".
Trajneri i thuri elozhe edhe "axurrëve", duke i cilësuar si më të fortë fizikisht me më potentë. Ai u shpreh se skuadra e drejtuar prej tij luajti një pjesë të parë të dobët dhe shtoi se ekipi reagoi në pjesën e dytë, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.
Ndërsa gazeta spanjolle "Marca" flet për mbylljen e një cikli, i cili filloi në vitin 2008 dhe mbaron sot me Italinë.