Del Boske enderron Guardiolen ne pankinen e Spanjes

Del Boske ëndërron Guardiolën në pankinën e Spanjës

Visente Del Boske nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të parë Pep Guardiolën në drejtimin e Spanjës në të ardhmen. Trajneri i cili dha dorëheqjen pas përfundimit të Euro 2016, mendon se asgjë nuk e pengon një emërim të tillë në të ardhmen, as fakti që Guardiola është shprehur hapur për pavarësinë e Katalonjës.

del boske guardiola

"Pa asnjë dyshim e them se ai është trajneri më i mirë në botë", deklaroi Del Boske për "Süddeutsche Zeitung". "Si për sukseset e tij, ashtu edhe për guximin që tregoi duke shkuar te Bajern Mynih edhe pse nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht para se t'u thoshte po".

"Ai është katalanas? E përse nuk duhet të jetë një i tillë trajner i kombëtares spanjolle? Do të ishte fantastike pasi me Guardiolën do të bashkonim Katalonjën përsëri me pjesën tjetër të Spanjës", deklaroi Del Boske.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama