Delegacioni i Kongresit te Autoriteteve Lokale te KiE vizite ne bashkine e Fierit

Nje delegacion i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, vizitoi bashkin e qytetit te Fierit (2)FIER, 28 Tetor /ATSH-Rr.Isufaj/- Nje delegacion i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, vizitoi mesditen e te merkures bashkine e qytetit te Fierit, ku zhvilloi nje bashkebisedim te zgjeruar me kryebashkiakun Armando Subashi dhe kryetaren e bashkise se Rroskovecit, Majlinda Bufi. Ky takim u mbajt ne kuader te Konferences Kombetare te Qeverisjes Vendore, qe do te mbahet ne Tirane ne datat 29 -30 tetor 2015.

Nje delegacion i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, vizitoi bashkin e qytetit te FieritDelegacioni kryesohej nga Anders Knape, President i Dhomes se Autoriteteve Lokale, nga Andreas Kiefer, Sekretar i Pergjithshem i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes etj.

Ne fokus te takimit ishte ecuria e procesit te decentralizimit ne vendin tone. Z. Knape u interesua per perfshirjen e perfaqesuesve te bashkive ne keto konsultime dhe angazhimin e tyre per pasurimin dhe modernizimin e projektligjit "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", i hartuar nga Ministria per Ceshtjet Vendore.

Nje delegacion i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, vizitoi bashkin e qytetit te Fierit (1)Sipas kryebashkiakut Subashi, ka kohe qe ne mbare vendin jane zhvilluar takime te zgjeruara me pjesemarrjen e përfaqësuesve te bashkive, shoqërisë civile dhe komunitetit donator, me qëllim reflektimin e të gjithë rekomandimeve dhe komenteve të aktorëve kryesorë gjatë këtij procesi gjithëpërfshirës. "Te gjitha keto takime kane synuar miratimin e një ligji organik të qeverisjes vendore", tha Subashi. Kryebashkiaket Subashi e Bufi theksuan nevojen e rritjes se fondeve dhe kompetencave vendore, ndryshe reforma administrative dhe decentralizimi do te mbeten ne kuadrin e formalitetit. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama