Delia per here te pare ne Tirane me vepren e plote
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Aty eshte e gjithe bota e tij piktorike, rravgimet permes fantazise ne vendin ku u lind, njerez qe i deshi, copeza jete, nga vendi qe e mirepriti... Per here te pare, dje ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar u hap nje ekspozite e plote me veprat e piktorit Lin Delija. Ekspozite e cila u shoqerua edhe me nje tryeze te rrumbullaket rreth krijimtarise se tij, titulluar "Lin Delija: Rrugetime paralele". Jane mbi 50 vepra, te cilat ekspozohen per here te pare ne Shqiperi. Per Lin Deline, piktorin e lindur ne Shkoder ne 1926, emigruar ne Itali prej vitit 1955, ku edhe vdiq ne vitin 1994, eshte si te kthehet ne shtepi. Per organizatoret e ketij aktiviteti, pas ngritjes se muzeut "Lin Delija - Carlo Cesi", ne Antrodoko, hapja e nje ekspozite pikture ne Shqiperi eshte nje etape e rendesishme ne rrugetimin e rivleresimit te puneve te piktorit. Drejtoresha e muzeut, Antonella Muzi thote se hapja e kesaj ekspozite vjen si rrjedhoje e bashkepunimeve te ngushta dhe shkembimeve te shpeshta kulturore mes dy vendeve, Shqiperise dhe Italise.
"Kjo ekspozite tenton te rindertoje ne menyre kronologjike rrugetimin kerkimor te Lin Delise. Pikturat jane zgjedhur nga koleksione private dhe publike. Veç pikturave eshte edhe nje seri vizatimesh te zgjedhura. Ekspozita prezanton punen e nje artisti shqiptar, i cili i merguar nga toka e tij, ka mundur te shprehe kerkimin e tij, pa iu nenshtruar regjimit. Ka mundur te trajtoje tema religjioze, politike, sociale, pasi gjate viteve te regjimit ai ka jetuar ne Itali. Dhe prezantimi i artit te tij, ne atdhe, tashme te lire nga kushtezimet, eshte nje sinjal i nje rendesie te madhe", thote ajo, teksa shton se çdo ekspozite, e organizuar ne menyre shkencore, sjell nje pasurim si per shoqerine, ashtu edhe per institucionet e perfshira ne te. "Mbi te gjitha ndihmon ne studimet perreth artistit, per te cilin kritika eshte shprehur gjithnje pozitivisht. Por qe gjithsesi ka ende shume per te thene e per te bere", thote Antonella Muzi. Dhe ne te vertete ne te gjalle te artistit, ne Shqiperi pak, ose asfare eshte folur per te. Kjo per shkak se ai e ndertoi karrieren e tij artistike pertej detit dhe gjate viteve te regjimit komunist, ishte "herezi" te flitej per te, ashtu si edhe per Ibrahim Kodren, apo Artur Tashkon. Familja e Lin Delise ishte nje nder te parat e internuara, me ardhjen ne pushtet te komunisteve dhe ne moshen 19-vjeçare, Lin Delija arratiset drejt ish-Jugosllavise, ku do te nise studimet ne Zagreb e me pas do te shkoje ne Itali, ku do te studioje ne Akademine e Romes. Do te vendosej ne Antrodoko, qe i kujtonte shume qytetin e lindjes e shume shpejt fillon te ekspozoje, jo vetem aty, por edhe ne shume qytete te Italise e jashte saj, deri ne Gjermani e Nju Jork. Veprat e tij jane bere pjese e shume koleksioneve publike e private. Nje pune e tij, "Fytyra e Krishtit" ndodhet ne Vatikan. Lind Delija u nda nga jeta ne vitin 1994, ne nje moshe ende krijuese, 68-vjeçare, pas nje hemorragjie cerebrale. Vite me vone, ne Galerine Kombetare te Arteve do te çelej nje ekspozite me 27 piktura te piktorit, te cilat ofruan nje panorame te pergjithshme mbi vepren e Lin Delise. Keto vepra jane tanime ne fondin e GKA-se.
Por ne ekspoziten e hapur dje, ai vjen me i plote. Veprat i perkasin periudhave te ndryshme te krijimtarise. Po keshtu edhe tematika. Ne vepren e tij spikat elementi shqiptar. Ne shume syresh dallohen lehtesisht veshjet popullore shqiptare, ne veçanti ato te veriut. Burrat me tirqet e bardha me vije te zeze ne ane, dhe grate me fustanet vale-vale dhe shamite ne koke. Per disa syresh, ai eshte frymezuar nga vendlindja e tij, Shkodra. Tema religjioze ze gjithashtu nje vend te veçante ne vepren e tij. Menjehere, sapo hyn ne hollin e Muzeut Kombetar dhe drejtohesh kah kendi, ku jane vendosur veprat e artistit, menjehere te bie ne sy, nje tablo e permasave te medha, ku eshte pikturuar Krishti i kryqezuar. Interes te veçante paraqet edhe portreti i Padre Anton Harapit, te cilen e ka realizuar ne vitin 1978, vendosur ne krah te tablose se Krishtit, si per te na kujtuar se Padre Anton Harapi, ishte gjithashtu nje martir i koheve te diktatures. Imazhi i femres, gjithashtu eshte i pranishem ne veprat e Delise. Here si nje shenjtore, here si vajza e rrugices se gurte ne Antrodoko, qe u be edhe atdheu i tij i dyte e qe i ka kushtuar shume vepra. Disa dite me pare, nje seri punesh te Lin Delise u ekspozuan ne ambientet e Presidences shqiptare, me rastin e akordimit te urdhrit "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikes.
Nga : Gazeta Panorama