Delina premiere ne TKOB ne 5 mars

"Unë jam në momente të vështira, se provat e fundit janë provat e ferrit themi ne artistët. Megjithatë unë kam kujtimet më të bukura nga premiera e dhanë 46 vjet më para, e baletit 'Delina'. Ishte një nga sukseset të kompozitorit Cesk Zadeja, e koreografit të madh Panajot Kanaci. Njëkohësisht edhe e imja dhe e Zoica Haxhos ishte një sukses pasi morrëm dhe cmimin e Republikës. Keshtu që, kujtimi është shumë i bukur. Por ka kohë që ky balet nuk është vënë në skenë dhe tani vjen me një mendim të ri", thotë Agron Aliaj, koreograf.

Me muzike te kompozitorit te madh Cesk Zadeja, ky balet rrefen dashurine e ciftit Delina dhe Arbani, te cilet gezojne castet me te lumtura te jetes, por kjo lumturi kercenohet nga djali i bajraktarit i cili kerkon te zbukuroje pasurine e tij me bukurine e Delines.

"Me një libretë të ri, ne jemi bazuar komplet në filozofinë e kreshnikëve, në eposin. Kemi marr dy legjenda, legjendën e dashurisë së dy vëllezërve me Delinën dhe legjendën e Doruntinës dhe të Norës të bjeshkëve dhe që këto të treja legjenda gërshetohen për të dhënë atë eposin e madh të kreshnikëve", vijon Aliaj. "Delina” do te vije nen interpretimin e Enada Hoxhes, Gerd Vasos, Evis Nallbanit, Erisa Gines, Dion Gjinikes etj.

Vilma Masha : alsat.tv

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama