Demat 300 mije euro dhe plan per merkato me cilesore

Demat, 300 mijë euro dhe plan për merkato më cilësore

Pjesëmarrja e Partizanit në Champions League pas vendimit të djeshëm të UEFA-s do të sjellë edhe më shumë të ardhura në arkat e klubit të kuq. Nëse deri më tani Partizani kishte të sigurta rreth 210 mijë euro që vinin nga dy ndeshjet e Europa Ligës, njërën prej të cilave e zhvilloi, tani të kuqtë do të përfitojnë pak më shumë se 300 mijë euro nga pjesëmarrja në Champions.

partizani stervitje

Natyrisht që një gjë e tillë është pozitive, duke menduar se të kuqtë sezonin e shkuar ishin një nga ekipet që kanë shpenzuar në merkato dhe kanë pasur lojtarë të mirëpaguar. Financat që do të vijnë nga UEFA do të përbëjnë edhe një bazë të shëndoshë për shpenzimet e Partizanit në sezonin e ardhshëm futbollistik. Në rast se kryeqytetasit arrijnë që të kalojnë në turin tjetër të kompeticionit, atëherë përfitimet dyfishohen.

Por, nuk duhet të harrojmë se deri më tani klubi i kuq ka shpenzuar rreth 100 mijë euro, duke llogaritur ndeshjen e parë të luajtur në "Elbasan Arena" me Slovan Bratislavën, si dhe udhëtimin drejt Sllovakisë, ku ishte përgatitur për ndeshjen e kthimit. Por, të ardhurat e të kuqve mund të shtohen edhe më shumë, në rast se kryeqytetasit marrin dhe përfitimet që rrjedhin nga titulli kampion.

partizani stervitje sormani

UEFA "de facto" e bëri një gjë të tillë, duke i dhënë të drejtën Partizanit që të marrë pjesë në Champions League dhe tani duhet pritur çfarë do të bëjë FSHF-ja. Përfitimi financiar nga fitimi i titullit kampion është 100 milionë lekë të vjetër.

13626956_524807461046988_840188311522191295_n

Merkato

Por, pjesëmarrja në Champions do t'u japë disa ditë kohë drejtuesve të Partizanit për të bërë merkato. Në takimin e parë me sllovakët, ku barazuan pa gola, të kuqtë vuajtën në repartin e sulmit. I pari që pritet të federohet për ndeshjet e radhës do të jetë sulmuesi i huazuar nga Kievo, Kaleb Ecuban, i cili ka firmosur pak ditë më parë. Por, lojtarë të tjerë në këtë repart mund të afrohen në ditët në vijim dhe surprizat nuk mungojnë. Kohët e fundit në kampin e kuq po qarkullon edhe emri i Hamdi Salihit, i cili është pjesë e Skënderbeut. Gjithashtu dje ka dalë në skenë edhe Vilfor Hysa.

Armand Halili



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama