Demi Agostinelit Gjej lojtaret qe te duhet per te dale kampione

Demi, Agostinelit: Gjej lojtarët që të duhet për të dalë kampionë

Andrea Agostineli pritet që të jetë trajner i Partizanit edhe për sezonin e ri, pasi italiani është konfirmuar nga presidenti Gaz Demi që pas humbjes me Bylisin. agostineliEdhe 59-vjeçari e pranoi këtë fakt pas ndeshjes me Teutën, por para se të fliste për sezonin e ri ai pret të ulet dhe të diskutojë planet që ka klubi për edicionin e ri.

Takimi mes krerëve të klubit pritet të vendosë piketat për Partizanin e sezonit të ri, por disa gjëra janë thënë mes palëve para se drejtuesit të ulen në tryezë. Mësohet se presidenti Demi i ka kërkuar trajnerit Andera Agostineli që Partizani i sezonit të ri të nisë nga ruajtja e bërthamës së grupit aktual dhe marrja në konsideratë e elementëve të rinj, të cilët gjetën më shumë hapësirë në fund të kampionatit që sapo u mbyll.

Presidenti Demi nuk kërkon iluzione dhe justifikime për edicionin e ri dhe më- sohet se i është drejtuar kështu trajnerit:

"Së pari ruaj grupin dhe më pas më gjej dhe më thuaj se cilët lojtarë do që të ndërtojnë një Partizan kampion. Jam i disponueshëm të të realizoj çdo kërkesë, vetëm e vetëm që titulli kampion të jetë i Partizanit në sezonin e ri". Takimi i bordit drejtues të klubit pritet të vendosë se cila do të jetë struktura e re e Partizanit dhe cilët do të jenë bashkëpunëtorët e trajnerit italian në edicionin 2016-2017, sezon i cili nis që në korrik me pjesëmarrjen në Ligën e Europës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama