Demi hap thesin 50 mije euro shperblim per kualifikimin

Demi hap thesin, 50 mijë euro shpërblim për kualifikimin

Partizani e mbyll në barazim 0-0 ndeshjen e parë me Slovan Bratislavën në "Elbasan Arena", kështu që çështja e kualifikimit për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës do të vendoset të enjten në Sllovaki. Duke parë rezultatin e sfidës së parë, por edhe potencialin që paraqiti kundërshtari në Elbasan, "demat" kanë besim se mund t'ia dalin ndaj Slovanit.

demi sormani starova tomori partizani

Edhe trajneri Adolfo Sormani në prezantimin e tij u duk optimist dhe pohoi se "demat" do të shkojnë për t'u kualifikuar në Sllovaki. Përveç përgatitjeve të ekipit gjatë këtyre ditëve, më- sohet se drejtuesit e klubit kanë vendosur që të ketë motiv shtesë për transfertën sllovake. Burime të ndryshme pranë të kuqve kanë bërë me dije se Partizanin e pret një premio prej 50 mijë eurosh për kalimin në turin tjetër. Në rast kualifikimi, Partizani mund të sigurojë edhe 170 mijë euro të tjera nga UEFA, plus 160 mijë që i ka siguruar që në fillim me pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

partizani stervitje

Përgatitjet

Partizani prej disa ditësh është duke u stërvitur pranë kompleksit "Pepa" në Elbasan, me shpresën që tekniku i ri Adolfo Sormani të gjejë çelësin e fitores dhe rrugën e rrjetës në ndeshjen e kthimit me Slovan Bratislavën. Të kuqtë dje kanë zhvilluar vetëm një seancë, që u mbajt pasdite. Pas stërvitjeve të tipit streçing në fillim, ekipet u ndanë në dy grupe ku bënë një lojë midis tyre dhe ajo që binte në sy ishte përzierja që tekniku italian i bëri skuadrës.

partizani stervitje

Kjo tregon se ende te të kuqtë nuk dihet se cili do të luajë nga minuta e parë në takimin me Slovan Bratislavën. Por, sipas të gjitha gjasave, nuk pritet që të ketë ndryshime rrënjësore në ekip, pasi alternativat janë të pakta, kryesisht në sulm. Të gjithë lojtarët e huaj me ngjyrë u provuan gjatë testit miqë- sor me grupin. Pas ndeshjes brenda grupit, në fund trajnerët u kushtuan një rëndë- si të veçantë goditjeve standarde, duke provuar skema nga më të ndryshmet. Herë me goditje nga këndi dhe herë me goditje dënimi nga jashtë zone.

partizani stervitje

Me sa duket, Partizani mendon që rrugën e rrjetës, e cila mund t'i sjellë kualifikimin për në raundin tjetër në Ligën e Europës, ta gjejë me anë të skemave nga goditjet standarde. Ndërkohë, argjentinasi Agustin Torasa u pa i veçuar nga grupi, teksa bëri vrapime rreth e përqark fushës. Me sa duket, mesfushori ka shfaqur probleme dhe mund të jetë në dyshim për sfidën e nesërme që pritet të jetë edhe e fundit me Partizanin.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama