Këshilli Kombëtar i Punës ka publikuar sot numrin e personave që kanë humbur jetën teksa ishin duke punuar, por edhe të atyre që kanë mbetur të dëmtuar. Sipas raportit rreth 19 qytetarë humbën jetën si pasojë e pakujdesisë në punë.
Ndërsa, rreth 1500 persona të tjerë që nga tetori i vitit që lamë pas, u diagnostikuan me sëmundje profesionale. Sipas analizës së bërë gjatë mbledhjes së sotme, u raportua se pjesa e madhe e personave të dëmtuar në punë është për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe sigurisë në punë. Rreth 70 % e personave që kanë qenë viktima të punës, i përkasin sektorit të minierave. Shifra e lartë dhe mungesa e kontrollit ishte shqetësimi i ndërtuesve.
Çdo vit Shqipëria nxjerr rreth 5 mije invalidë pune. Nuk ka të dhëna të sakta se sa i kushtojnë buxhetit të shtetit mijëra invalidë pune, pasi pagesat e tyre janë të ndryshme në bazë të dëmtimit. Megjithatë, në një vit shifra shkon të paktën 50 milionë lekë të reja.