Demtimi muskulor Taulanti ne lufte me kohen

Dëmtimi muskulor, Taulanti në luftë me kohën

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë pritet të mungojë në ndeshjet testuese që De Biazi do të zhvillojë gjatë këtij muaji dhe me shumë gjasë, edhe pjesën më të madhe të periudhës përgatitore. xhaka1(3)Taulant Xhaka pësoi tërheqje në një nga ndeshjet e fundit të Bazelit në kampionat që kërkon një periudhë deri në katër javë pushim.

Megjithatë, mesfushori i Shqipërisë është i gatshëm që të luftojë për të qenë gati për këtë takim në mënyrë që të jetë në fushë në ndeshjen që ai do të luajë për herë të parë në Europian me Shqipërinë dhe pikërisht përballë Zvicrës, ku është rritur (si njeri dhe si futbollist në kombëtaret e moshave). Xhaka pritet të bashkohet me kombëtaren në grumbullim, por punën me grupin do ta nisë pas disa ditësh vonesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama