Demtohet duke bere seks pas pune demshperblehet

Demtohet duke bere seks pas pune, demshperblehet
Është e drejtë që një punonjës publik të dëmshpërblehet sepse është dëmtuar gjatë një udhëtimi pune duke bërë seks? Sipas një gjykate në Australi, po. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007, kur një femër, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, gjatë një udhëtimi pune, kishte ftuar për darkë një mikun e vet, me të cilin më pas ishte ngjitur në dhomën e hotelit, ku kanë bërë seks.

Por, gjatë aktit të seksit, asaj i ka rënë një copë suvaje, duke e dëmtuar në fyturë dhe buzë. Kjo ka bërë që ajo, sipas deponimit të bërë në gjykatë, të kalonte në stress dhe ankth.

Por, puna e saj nuk pranonte që t’i paguante dëmshpërblim, duke qenë se nuk e kishte të parashikuar këtë gjë për aktivitetet e saj jashtë orarit të punës.

Megjithatë, pas pesë vjetësh gjyq, gjykata ka vendosur që t’i japë të drejtë asaj, duke e dëmshpërblyer. “Nuk ka rëndësi nëse bënte seks apo luante me letra, ishte jashtë për punë kur u dëmtua dhe duhet të dëmshpërblehet”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama