“Shtatë vjet burg për 4,5 milion euro apo një ditë me një makinë sportive dyvendëshe për vetëm 143 euro?” Këtë pyetje e ngre për klientët e mundshëm një kompani gjermane që jep makina me qira duke i vënë përballë një zgjedhjeje të pazakontë.
Kompania ka shfrytëzuar bujën që bëri dënimi me shtatë vjet burg i Silvio Berlusconit vetëm pak ditë më parë.Imazhi i liderit të partisë italiane PDL, me një palë syze të errëta dielli është vendosur pranë një makine e markës “Benz Mercedes”.
Ndërsa 4,5 milionë eurot e cituara i referohen parave që ish-kryeministri italian mund të ketë paguar për heshtjen e Karima El Mahrou. Reklama është krijuar nga agjencia “Jung von Matt”, dhe është shfaqur sot në disa të përditshme gjermane.