Tifozët e Tiranës kanë protestuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për dënimin e Gentjan Muçës.
Rreth 60-70 tifozë nga "Tirona Fanatics", protestuan pranë FSHF-së për pezullimin e Muçes me 12 muaj nga bardheblutë.
Një ditë më parë klubi i Tiranës kundërshtoi vendimin e Disiplinës duke dorëzuar dosjen pranë Komisionit të Apelit.
Klubi i Tiranës kërkon që kjo çështje të mos politizohet, pasi sipas tyre futbollisti nuk ka bërë thirrje raciste në stadium, por vetë ka festuar me tifozët e tij.