Në Iran është shtyrë ekzekutimi i një vendimi shokues të gjykatës së Teheranit, për të verbuar duke i hedhur acid në sy një të pandehuri.Lajmin bën të ditur agjencia “Isna”, sipas të cilës ekzekutimi është shtyrë për një datë të pacaktuar. Ndërkohë, një aktivist i të drejtave të njeriut i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i kushtojë vëmendje abuzimeve që kryhen në Republikën Islamike. Majid Movahedi u dënua në vitin 2008 me verbërim pasi vetë ai i kishte marrë shikimin një gruaje, Amene Bahrami, që kishte refuzuar propozimin e tij për martesë.