Tirana nuk e ka apeluar vendimin e dhënë nga Disiplina. Pritej që të hënën klubi bardheblu të ankimonte masat e marra nga ky komision karshi tifozëve të 24 herë kampionëve të vendit, por, sikundër konfirmojnë burime në FSHF për gazetën, kjo nuk ka ndodhur.
Në të tilla kushte, dy ndeshjet e fundit Tirana nuk do të ketë në krah sportdashësit e vet. Kundër Vllaznisë, sfidë që luhet të shtunën, në orën 17:30, në "Selman Stërmasi", stadiumi do të jetë i boshatisur, ndërsa në Kukës do të mungojnë vetëm tifozët e Tiranës.
Me mbylljen e këtij sezoni, klubi ezauron 3 nga 8 javët, megjithatë, pasi të kalojë gjysmën e dënimit, i jepet e drejta që pjesën tjetër ta shlyejë me parà.