Denisovanet specia qe populloi Azine mijera vite me pare

Denisovanet, specia qe populloi Azine mijera vite me pare
Shkencëtarët dhe antropologoët rindërtuan genet e një popullsie të zhdukur mijëra vite më parë, të afërm me ne, që ata i quajnë Denisovanë. Rindërtimi i geneve të tyre u bë në bazë të një fosili të gjetur në Siberi. Shkencëtarët zbuluan para disa muajsh mbetjet skeletore të një gishti që nuk ngjasonte as me gishtat e njerëzve të sotëm dhe as me ata të neandërtalëve. Pyetja që lindi më pas ishte; kush ishin ata?

Sipas antropologëve, Denisovanët nuk ishin as si njerëzit e sotëm, as si neandërtalët, por një grup krejtësisht tjetër. Në këtë përfundim u arrit pas studimit të skeletit të një gishti dhe mbetjeve fosile të dy dhëmbëve të gjetura po në Siberi në një lokacion që mendohet se është përdorur nga Denisovanët si varrezë. Kaq mjaftoi për të mësuar aq sa teknologjia e sotme e analizimit të geneve dhe ADN-së na lejon. Sipas këtyre analizimeve, Denisovanët kanë jetuar 30 deri në 50 mijë vjet më parë. Nga skeleti i gishtit studiuesit kanë hartuar edhe identikitin e personit që i përket. Sipas tyre, gishti i përket një femre me ngjyrë, me flokë dhe ngjyrë të syve kafe.

“Duke krahasura genet e njeriut të sotëm me ato të të afërmve të tij në pemën e evolucionit rezulton se ka mbi 100 mijë mutacione gjenetike që shumica e njerëzve të ditëve të sotme ndajnë mes njëri-tjetrit, por që mungojnë tek të afërmit e pemës së evolucionit”, thotë Svante Paabo, biologu udhëheqës i studimit. Sipas grupit të shkencëtarëve, analizat e geneve tregojnë se paraardhësit tanë dhe Denisovanët duhet të jenë ndarë nga njëri-tjetri duke tek 700 mijë vite më parë. Megjithatë, kjo ndarje nuk ka qenë e prerë. Prania geneve të tyre në ADN-në e banorëve të sotëm në Azinë Juglindore, sipas studiuesve, tregon që Denisovanët kanë patur lidhje me banorët indigjenë vendas.

Dihet ende shumë pak për Denisovanët, që mendohet se kanë jetuar në Azinë Lindore dhe gjurmët e ADN-së së tyre gjenden nga 3 deri në 5 përqind vetëm tek banorët e vendeve Jug-lindore të Azisë.

Studimi u publikua në revistën “Science”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama