Pa ditur thellësinë, e reja u hodh me kokë, por duke qenë se pishina ishte shumë e cekët, pësoi dëmtime të parikuperueshme në shtyllën kurrizore, të cilat e lanë për të gjithë jetën në një karrige me rrota. Sidoqoftë, i dashuri i saj, Jimmy Morganti, nuk u shkëput më kurrë dhe në gjashtë vitet e ardhshme, i qëndroi gjatë të gjithë kohës në krah, duke vazhduar të ishte thellësisht i dashuruar, pavarësisht lutjeve të saj për ta lënë të vetme në vuajtjen e saj.”Nuk mund ta përballoj dot më këtë situatë. E di që nuk kam më asnjë shpresë që të ec dhe vetëm përkeqësohem. Duhet të jetoj me ilaçe dhe s’mund të bëj asgjë pa ndihmën e të tjerëve. Ky është një ferr, të cilin nuk duhet ta ndaj me asnjeri. Jimmy duhet të shkëputet dhe të bëjë jetën e tij, edhe nëse kjo do të kërkojë që unë t’i jap fund jetës sime”.
Kjo ishte një pjesë nga letra e lamtumirës, e vajzës që u shua në moshën 31-vjeçare. E larguar nga Jimmy me preteksin për të qëndruar pranë nënës së saj disa kohë, Christina dënoi veten me uri dhe ishte në gjendje të fshehte trupin e saj të drobitur në vizitat e përditshme të të dashurit të saj. Zemra e saj pushoi dy muaj, pasi hëngri ushqimin e saj të preferuar, në dhjetor 2011.