Denoncon Tirana Ja si gjyqtaret na kane penalizuar 6 ndeshje (VIDEO)

Denoncon Tirana: Ja si gjyqtarët na kanë penalizuar 6 ndeshje (VIDEO)

Klubi i Tiranës vijon akuzat ndaj gjyqtarëve duke pretenduar se kanë përcaktuar fatet e 6 ndeshjeve.

Një video e publikuar nga ekipi bardheblu në profilin zyrtar në rrjetion social "Facebook", si dhe në kanalin 'Youtube', tregon frangmente të shkëputura nga ndeshjet e kalura në Superligë.

Untitled-2Në një njoftim të shkurtër që shoqëron pamjet filmike, thuhet se klubi nuk ka dashur të polimizojë me arbitrat, por ata kanë përcaktuar rezultatete ndeshjeve.

Komenti i plotë i klubit të Tiranës:

"Pergjate ketij sezoni Tirana eshte demtuar ne disa momente decizive nga vendimet arbitrare. Klubi nuk ka dashur te polemizoje apo merret me gjykimin por ne disa raste denoncimi publik ka qene i nevojshem per gjyqtaret qe kane percaktuar fatin e ndeshjeve.

Ne rruge institucionale KF Tirana ka kerkuar ndeshkimin e gjyqtareve qe jane bere protagonist. Ne kete video jane perzgjedhur disa momente qe kane demtuar skuadren nderkohe qe pergjate sezonit ka patur edhe te tjera episode te dëmshme".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama