Depresioni ka 4 fytyra
Depresioni reaktiv, i shkaktuar nga ngjarje traumatike, humbjet e njerëzve të dashur, vështirësitë ekonomike apo humbja e punës
Depresioni nervor, që ka të bëjë me personat që janë nën stres, që janë super të ndjeshëm apo që vuajnë duke fajësuar të tjerët për dhimbjen e tyre.
Depresioni i madh ose endogjen, ku individi fajëson veten për cdo gjë.
Depresioni i maskuar, i vështirë për t'u diagnostikuar, sepse manifestohet me shqetësime fizike të ndryshme.
Depresioni në katër format e tij, ka një seri simptomash. Sipas ekspertëve disa prej këtyre simptomave i hasim kollaj, por ka edhe të tjera që është shumë e vështirë për t'i pikasur.
Trishtim ose mërzitje
Irritim edhe për cështje pa rëndësi
Humbje interesi në aktivitetet e përditshme
Zvogëlim i interesimit për seksin
Pagjumësi ose gjumë i trazuar
Shpërqendrim, vështirësi në përqendrim, pavendosmëri
Apati
Mendime për vdekje apo për vetëvrasje
Sens faji, keqardhje për kohët e kaluara
Shtim në peshë
Shtim oreksi
Ngadalësim i aktiviteteve
Dhimbje shpine
Dhimbje koke
Astmë