Deputetet Idete e Breivikut te shkelqyera

Deputetet: Idete e Breivikut, 'te shkelqyera'
Një anëtar i Senatit italian i ka vlerësuar idetë e Andres Breivikut, i cili këto ditë është etiketuar edhe si mostra norvegjeze, si “të mira” dhe në disa raste “të shkëlqyera”. Mario Borgezi, i cili i përket partisë së Ligës së Veriut dënoi dhunën e ushtruar nga Breiviku, por mbështeti idetë e tij kundër islamit. Liga e Veriut është një nga partitë që qeverisin me Silvio Berluskonin.

Deklaratat e bëra nga Borgezi në një intervistë për një radio italiane kanë revoltuar një pjesë të madhe të popullsisë të cilët kanë kërkuar që deputeti të paraqesë menjëherë dorëheqjen.

“Jam dakord me Breivikun përsa i përket faktit që Evropa është dorëzuar ndaj islamizmit pa bërë asnjë lloj rezistence”, tha Borgezi.

“Zemra ime është me të gjitha viktimat e Norvegjisë”, deklaroi Niki Sinkelr, ish-deputet i Parlamentit Evropian. Ai theksoi se deklaratat e Borgezit janë të tmerrshme dhe krijojnë mostra.

Megjithatë, Borgezi nuk ka qenë deputeti i vetëm që ka përkrahur idetë e Breivikut. Një anëtar i partisë Fronti Kombëtar në Francë, Zhak Kutel, është pezulluar pasi ka shkruar në blogun e tij se norvegjezët nuk duan të tregojnë se arsyeja e akteve terroriste ishte moslejimi i përhapjes së islamizmit në Norvegji. Zhak Kutel e ka vlerësuar Breivikun si “mbrojtësi i vetëm i perëndimit”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama