Është shoqëruar me momente tensioni situata në sallën e parlamentit, pas fjalorit banal të përdorur nga ish-kryeministri, Sali Berisha ndaj ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Pas fjalëve të pahijshme, Berisha është rrethuar në foltore nga deputetë të mazhorancës të cilët thërrisnin: Nxirreni jashtë! Në atë moment është vënë në lëvizje Garda e Republikës, të cilët kanë rrethuar Berishën për të shmangur çdo incident mes deputetëve. Në këmbë janë ngritur dhe deputetët e opozitës të cilët janë drejtuar nga foltorja. Salla është braktisur dhe nga deputetët të opozitës, në shenjë proteste ndaj vendimit të byrosë së Kuvendit, e cila përjashtoi me 10 ditë nga parlamenti deputetin Berisha për shkelje të etikës.