Deputetet pushtojne SHISH sherbimet sekrete nen hetim

Deputetet 'pushtojne' SHISH, sherbimet sekrete nen hetim

Deputetët e mazhorancës kanë nisur kontrollin në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror. Është hera e parë që një hetim parlamentar merr një përmasë të tillë, ku deputetët dhe specialistët futen në zyrat e SHISH-it për kontrolle të dokumentacioneve të punës së këtij institucioni.

Komisionin për kontrollin e veprimtarisë së SHISH, i përbërë nga 5 deputetë, 3 të mazhorancës dhe dy të opozitës janë takuar sot me kreun e shërbimeve sekrete Visho Ajazi Lika.

Ndërkaq tre deputetët e mazhorancës Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Piro Lutaj, të shoqëruar edhe nga dy ekspertë të pajisur me certifikata të sigurisë, i kanë paraqitur kreut të SHISH planin e punës, në të cilin përfshihet edhe një hetim mbi nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

Mazhoranca ka ngritur dyshime mbi rrjedhjet e informacionit nga SHISH dhe për mungesën e basghkëpunimit të këtij institucioni me institucionet e tjera si prokuroria dhe policia në çështje të rëndësishme.

Nisma e mazhorancës për të hetuar në zyrat e SHISH është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka konsideruar këtë veprim si një presion që po ushtrohet ndaj institucionit që garanton sigurinë kombëtare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama