Deputeti i Parlamentit Shqiptar nuk di te shkruaje korrekt shqip

Deputeti i Parlamentit Shqiptar nuk di te shkruaje korrekt shqip

Një nga deputetët e Parlamentit Shqiptar, që s’është parë ndonjëherë në foltoren e parlamentit, i uroi dje përmes rrjeteve sociale kolegët e tij për fillimin e sesionit të ri parlamentar. Por në mesazhin e Ylli Shehut, i zgjedhur nën siglën e PR dhe tashmë pjesë e grupit të LSI, shihet se ai ka probleme me drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

 

Ai s’di as të shkruajë korrekt as fjalën shqiptar, pasi e shkruan “shqiptëtar”. Pasi një portal ia vuri në dukje këtë, deputeti që në CV thotë se ka dy fakultete korrigjoi fjalën “ken” me “kenë”. Megjithatë Shehu s'ka pse të ndihet shumë keq, pasi në parlamentin aktual ka mjaft deputetë të tjerë si ai, që as kanë folur ndonjëherë për ndonjë çështje e as e shkruajnë shqipen si duhet.



Statusi i Ylli Shehut

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama