Derdellistjet e Artan Putos per pellazget

Dërdëllistjet e Artan Putos për pellazgët

(Fahri Xharra: “Artan Puto, një “yll” i ri në qiellin e jazegjive”, ditorja Kosova sot, dt. 25. 10. 2012, fq. 53.)
Artikullin e z. Fahri Xharrës, me titullin: Artan puto një “yll” i ri në qiellin e jazegjive, i botuar në rubrikën Opinione të ditores “Kosova Sot”, datë 25-26. 10. 2012, fq. 14, e karakterizojnë mendime të mprehta, një gjuhë sa e drejtëpërdrejtë e mbresëlënëse, po aq sarkastike. Veçohet fjalia e autorit “Shkrimet me paramendim…. janë më të rrezikshme se vrasjet me paramendim.”
Shkrimi i Artan Putos ma kujtoi përrallzën me titull “Ari dhe njeriu”. Përmbaj-tja e shkurtër e saj është: Ariu e lëndon njeriun dhe plaga e tij shërohet. Njeriu i hakmerret ariut duke e sharë e fyer rëndë. Kur e vlërëson ariu rastin, i thotë njeriut: Plaga jote u shërua dhe u harrua. Hidhërimi dhe fyerja që ma shkaktove në zemër me fjalët që m’i the, nuk do të hiqen kurr prej andej.
Edhe shkrimi i Artan Putos, në shpirtin e lexuesve shkakton plagë që nuk mund të shërohen me asgjë. Ç’është e vërteta, e drejta e mendimit, e fjalës dhe e shkrimit, karakteristikë kjo e sistemeve demokratike, është parim shumë i vlefshëm. Por, ai njëkohësisht e nënkupton edhe obligimin e autorit që t’i matë mirë e mirë fjalët dhe veprimet, madje edhe mos të harrojë në asnjë moment, se në rastet kur dikush shkel të drejtën e tjetrit për të pasur bindjet e veta, kur fyhen rëndë ndjenjat, sidomos duke baltosur e përdhosur   lirianë e kombin, duhet edhe të përgjigjet edhe para organeve gjyqësore. Është kështu, sepse njëra prej kërkesave demokratike është edhe ajo, se “E drejta e secilin pushon, pezullohet në çastin që dikush, individi, subjekti apo institucioni, i shkel të drejtat e tjetrit” .
 
Vlerësimet e A. Putos për Pellazgët e shqiptarët  – sharllatanizëm shkencor
 
Në këtë rast, nuk e kam ndërmend të ndalem në atë që e karakterizon z. Arben Puton, intelektual dhe mësimdhënës universitar, që pretendon të jetë edhe shkencëtar, pasi z. Fahri Xharra e ka potretuar fort mirë.
Por, po i jap vetes të drejtë t’i përkujtoj z. Artan Putos vetëm disa fakte sa i përket qëndrimit të tij denigrues përkitazi me gjenezën e popullit shqiptar dhe Pellazgët. Lidhjet në realcionin: Pellazgët-ilirët-albanët-shqiptarët, e dëshmojnë katërcipërisht në rend të parë mendimet dhe konluzionet e argumentuara me fakte gjuhësore – onomastike, etimologjike etj, që i kanë lënë pas autorë të huaj: grekë e latinë, francezë, anglezë, gjermanë, austriakë, italianë, emerikanë etj.
Bamunia se autorë grekë dhe latinë, që nga shek. V para erës sonë e tutje, kanë lënë dëshmi, pra gjurmë të pakontestueshme, ndoshta me ndonjë lëshim e dobësi të rastit, për shkaqe praktike, siç është njëri prej tyre, kur Herodoti kishte shkruar se “Përmes Danubit e savës në Ilirik (tani Ballkan), duke lundëruar mund të arrihet në Adriatikun e Veriut”. Por, kur Homeri (Omeri, Omiri) në eposet e tij të mirënjohur “Iliada” dhe “Odisea” i përmend Dardanët, Frigjianët, Thrakasit, popullata të Ilirikut, që aso kohe ishin më të fuqishmit, si aleatë të trojanëve në luftën dhjetëvjeçare me Akejët (e jo me grekët), në shek, e XII para erës sonë, e lidhjet gjuhësore e gjenealogjike të tyre janë vërtetuar në shumë raste dhe përmes mjeteve e argumenteve shkencore; kur ata shkruajnë për fise pellazge në viset e tanishme të Greqisë, të Anatolisë (më drejtë - Anadollisë) dhe për gjithësisht të Mesdheut, kur konstatohen afërsi gjentike e gjuhësore më popullatat në ujdhesën Apenine (me Etruskët, Comunët në Lombardi (prej Lumbardhi), Sardët, Korzikanët, Iberët , Baskët, (në territoret tani të Spanjës), Retët   ose Retoromanë na Zvicër, Keltët në Britani të Madhe, kurse në ato shkrime  askund nuk figurojnë as sllavë, e as grekë (me drejtë - hellenë), as në vendet e brigjet Mesdhetare, e as në Ebvropë, në Pont etj., nuk është fjala për mendime e gjykime të shpifura, siç janë broçkullat shkencore të  z. Artan Putos dhe të jazegjive të tjerë se “studimet e serbëve, të grekëve dhe të ‘zvicëranëve, ….qenka shkencore dhe objektive, ndërsa atotë  të shqiptarëve mashtrime, ideologjikist të skajshme”. Ai vetëm i përsëritë tezat tanimë bajate për lashtësinë dhe vlerat historike e shkencore të kulturës së lashtë greke e latine, të cilat në realitet janë vetëm ripërtypje e njohurive shkencore nga fusha e astronomisë, mjekësisë, matematikës, filozofisë etj të traditave, të krijimtarisë shkencore e artistike të popujvë të lindjes, që nga bregu lindor i Mësdheut e deri në Indi e Kinë, që nga Egjipti i lashtë, e deri te bregu prëndimor i Afrikës etj. Ata ishin vetëm ndërmjetësues të atyre informatave, të cilat përmes gjuhës greke e latine, përmes pushtimeve romake, e mëvonë bizantine dhe  sllave, u përhëpn në vise të ndryshme evropiane. Evropa në shek. X të erës sonë, thuhej në një emision TV dokumentar francez – ishte një hapësirë ieshkretë, plot pyje të larta dhe moçale të pakalueshme. Njerëzit jetonin vetëm pranë lumenjve, liqeveve e bregdeteve. E  për kulturën evropiane pas asaj kohe, në atë dokumentr thuhet shkoçur: njohuritë nga fusha e matematikës, astronomisë, artëve, arlitekturës dhe e mjekësië në Evropë priftwrinjtë katolikë i kishin marrë nga  pushtuesit arabë në Spanjë e në Afrikën Veriore.
 
Cilat janë vlerat e Kulturës Danubiane, apo të Evropës Qendrore?
Lidhur me Pellazgët,, për të cilët mund të gjenden qindra dhe mijëra mendime, opinione dhe arguemnte bindëse në burime të pafund dhe prej autorëve tw huaj në Internet, z. Artan Putos i sugjeroj që po në Interent të shkruaj: prof dr. Radivoje Peshic, “Vincanska kultura”,(Bgd 1985), e nëse e kupton gjuhën serbe në 250 faqe të asaj vepre, do të hasë mendimet dhe shkrimet e cituara të dijetarëve e filozofëve grekë, latinë, po edhe të autorëve dhe shkencëtarëve e arkeologëve të kohëve të mëvonshme, sidomos të shekujve XVII e tutje për pellazgët, për etruskët, për fenikasit, sumëret, egjiptianët etj., përmes të cilave, pas një punë së paku dhjetëvjeçare, kishte arritur në përfundime, se civilizimet më të lashtë të periudhës neolitike dhe më vonë, ishin ato të Evropës Qendrore (Kkltura Danubiane), kurse shkrimet e fenikasve, të cilat i kopjuan e përshtëtn për gjuhët e tyre grekët e latinët, (gjenealogjia dhe prejardhje e gjuhëve të tyre, janë më shumë të errëta se ato të ilirëve, të thrakasve e banorëve të Anadollit etj.), nuk janë asgjë tjetër, po pikërisht e kanë bazën, rrjedhin prej kulturës e shkrimit të Pellazgëve hyjnorë, siç i kanë quajtur autorët antikë grekë (Herodoti, Tukididi, Hesiodi, Homeri, etj).
                               
                                    Për kënd bijnë daullet?
 
Populli thotë: Daullet bijnë për ata ë kanë veshë; objektet, bukuritë natyrore etj., mund t’i shonin e shijojnë vetëm ata që kanë sy. Dituritë dhe argumentet shkencore: gjuhësore, hsitorike, arkeologjike, mund t’i kuptojnë e përvetësojnë vetëm ata nhjerëz që kanë mendje të hapur, dhe nuk vuajnë nga paragjykimet dhe nuk janë robër të tezave dhe teorive, tanimë të hequra nga pidestale e rreme të kohëve disa shekuj para dhe pas erës sonë. Njerëzit me mendje anakronike, dogmatike, të gjitha këto nuk duan as t’i shohin, as të dëgjojnë pë to, as nuk mund t’i pranojnë.
Sa i përket besimeve dhe tolerancës fetare, po edhe animoziteve të mendjeve të mbyllura, mjafton të thuhet se njerëzit në kohët parahistorike kishin shumë besime e tradita  të ndryshme, pastaj besime në një zot që nga Abrahami (Ibrahimi), e deri te Jezu Krishti dhe Muhamedi. Krishterimin u përhap në kohët e pushtimeve romake, Ortodoksizmi, përmes sundimit të Bizantit, Islami, përmes pushtimeve arabe në Afrikë e Evropë, e pastaj edhe përmes ekspansionit dhe sundimit më se gjashtë shekullore të Perandorisë Osmane, e cila aso kohe ishte  supërfuqi botërore, ashtu si ishin kinezët, mongolët, iranianët, indasit në Azi etj. Pas tyre u përhapën edhe Protestantizmi e shumë besime të tjera të ndryshme, deri në ditët e sotme. Synimet per supremaci dhe propaganda për atë se cila fe është më e lashtë, më e mirë, më e dobishme, më progresive për njerëzit – ekzistojnë që nga lindja e tyre, prandaj nuk ka nevojë për denigrime reciproke, po për vlërësime të matura dhe sa më pak të njëanshme.
                                                                              
                                                                                                 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama