Dervishi-Agostineli debat ne distance mes dy ish-te kuqve

Dervishi-Agostineli, debat në distancë mes dy ish-të kuqve

Dritan Dervishi nuk ka dashur që ta komentojë gjatë intervistën e trajnerit Andrea Agostineli dhënë për "Radio6", ku kishte folur për largimin nga Partizani. Agostineli ka thënë se largimi i tij nga të kuqtë ka ardhur pas ikjes së Dritan Dervishit, i cili ishte edhe drejtori i Përgjithshëm dhe se ai kishte paguar atë që i kishte ndodhur Dervishit.

agostineli

Por, me një deklaratë të tillë nuk është shumë dakord Dervishi, i cili aktualisht është drejtor i Përgjithshëm te skuadra e Kukësit. I kontaktuar nga "Panorama Sport", në lidhje me këtë çështje ai ka thënë: "Nuk dua të bëj shumë polemika, por mund të them vetëm se të gjithë paguajnë për punën e tyre dhe atë çfarë japin. Kështu që nuk mund të flas më shumë për këtë deklaratë të tij", tha Dervishi.

Partizani

Deklaratat e Agostinelit karshi Partizanit duket se nuk i kanë lënë një shije të mirë ish-drejtorit, i cili ishte edhe njeriu që e afroi teknikun në krye të stolit të kuq. Agostineli shigjetoi drejtuesit e kuq, të cilët, sipas tij, nuk e kishin vlerësuar punën që kishte bërë dhe tani kishte ardhur koha që Skënderbeu ta shpërblente.

"Personalisht nuk kam për të folur asnjëherë keq për Partizanin, presidentin Demi apo tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë. Ky është profesionalizëm dhe unë kam kaluar një periudhë të mirë te Partizani dhe i uroj asaj skuadre gjithë të mirat në të ardhmen", ka mbyllur Dervishi. Ky i fundit është në krye të Kukësit, skuadër e cila sezonin e ardhshëm do të jetë një nga rivalet e Partizanit në garën për titullin kampion sezonin e ardhshëm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama