Dervishi Muca djale i mire por kush gabon te paguaje

Dervishi: Muça djalë i mirë, por kush gabon të paguajë

Pas dënimit me një vit pezullim të lojtarit të Tiranës, Gentjan Muça, për shkak të thirrjeve në përfundim të derbit me Partizanin, ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi. dervishiI kontaktuar nga "Panorama Sport", ai është shprehur se vendimet e Komisionit të Disiplinës nuk duhet të diskutohen, janë apo nuk janë të drejta.

"Nuk mund të them nëse është dënim i drejtë apo jo, pasi vendimet e Komisionit të Disiplinës respektohen dhe nuk duhet të komentohen në asnjë moment", ka thënë fillimisht drejtori i të kuqve. Por, më pas, ai shprehet se zv.kapiteni i Tiranës ka gabuar në këtë rast.

Dhe kur veprohet kështu, atëherë duhet të marrësh parasysh edhe "faturën". Por, ndër të tjera, ai nuk heziton që ta vlerësojë Muçën si djalë dhe e cilëson për një futbollist të tepërt pezullimin me një vit, pasi dashur pa dashur ndikon në karrierë.

"Më vjen keq për Muçën si futbollist dhe si djalë, pasi është shumë i mirë dhe një vit pa futboll është shumë për të. Megjithatë, ai ka gabuar dhe kush gabon, duhet të paguajë në fund", ka vazhduar Dervishi. Drejtori i Partizanit u godit nga tifozët e Tiranës në përfundim të derbit, që përfundoi në shifrat 2-2, duke dalë i gjakosur nga fusha e blertë. Por, pavarësisht ngjarjeve në derbi dhe asaj që ka ndodhur javët e fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, ai shprehet: "Futbolli shqiptar është ndryshe, është më i mirë se ai që kemi parë në javët e fundit të kampionatit".

Megjithatë, pas ndeshjes kanë qenë vetë të kuqtë që u kanë mëshuar thirrjeve me megafon të Muçës, duke kërkuar edhe dënimin e tij. Dhe Disiplina dje doli me një vendim, duke e cilë- suar këtë akt si nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës. A.Halili


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama