Didier Deschamps trajneri i përfaqësuese franceze, ka komentuar ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultat të barbartë 1-1. Francezi ka lavdëruar ekipin kuqezi në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit.
“Patëm më shumë raste sesa Shqipëria, por ne kemi bërë disa gabime. Shqipëria ra në pjesën e dytë. Ne nuk duhet të dëshpërohemi sepse Shqipëria nuk është skuadër e vogël. Unë kam bërë disa eksperimente në këtë takim, por mos të harrojmë se kemi edhe të dëmtuar” - ka deklaruar Deschamps pas ndeshjes.