Didier Deshamp ka mbetur i kënaqur pas fitores 5-2 kundër Islandës, por ka dalë kundër rrymës duke thënë se skuadra e tij gjithsesi nuk i bëri si duhet detyrat.
A ishte kjo nata perfekte për Francën?
Ishte një fitore e rëndësishme dhe një natë e paharrueshme për tifozët. Jam i kënaqur për fitoren dhe për faktin që argëtuam publikun tonë të mrekullueshëm.
A është kjo skuadra për të cilën keni punuar gjatë gjithë kësaj kohe?
Kjo është një skuadër me shumë cilësi dhe unë jam shumë krenar për të, por nuk duhet të nxitohemi. Sërish nuk arritën t'i bënim detyrat si duhet, sepse në fragmente të caktuara nuk ishim vigjilentë sa duhet. Kjo nuk më pëlqeu, por do të përpiqemi që ta korrigjojmë.
A keni një plan specifik për ndeshjen kundër Gjermanisë, apo nuk do të bëni më ndryshime në gjysmëfinale?
Ne do të përpiqemi t'i kalojmë gjermanët, por nuk duhet të harrojmë se ata janë skuadra më e mirë në botë. Natyrisht, Italia i bëri të vuajnë shumë, por gjithsesi ata mbeten skuadra më e rrezikshme dhe skuadra për t'u mundur në këtë kompeticion.
Nëse Franca kalon Gjermaninë, a mendoni se keni hedhur një hap të sigurt drejt trofeut?
Absolutisht jo. Gjermanët janë skuadër shumë e fortë, por edhe nëse i kalojmë, do të kemi sërish një ndeshje tjetër dhe nuk ka asnjëherë ndeshje të fituara me fantazi... Ndeshjet fitohen në fushë.
A mendoni se u nxituat me ndërrimet që bëtë kundër Islandës?
Aspak. Doja që të kurseja pak Oliverin (Zhirudin) sepse ishte shumë i lodhur dhe vendosa të heq nga fusha Lorentin (Koshielnin) sepse rrezikonte të merrte të verdhë dhe të humbte ndeshjen me Gjermaninë.