Trajneri i Francës, Didie Deshamp, ia ka kushtuar arritjen në finale ekipit të tij, duke ia dhënë të gjitha meritat lojtarëve që bënë maksimumin për të kaluar një ekip shumë të fortë si Gjermania.
"Ka shumë gëzim, kënaqësi, krenari. Kjo ndeshje ishte e vështirë, përballë një ekipi të madh që është Kampion Bote. Ne kemi qenë në vështirësi përballë cilësisë të kundërshtrait, por nuk kemi kursyer asgjë, siç kemi bërë që nga momenti i debutimit.
Pastaj ata vuajnë kur kanë më pak topin nën kontroll. Në pjesën e dytë, ne arritëm t'i administronim më mirë situatat. Kemi vuajtur, por në fund fituam", tha Deshamp për TF1.
"Është fantastike, jemi në finale, është pas tre ditësh dhe do të vijë shumë shpejt. Kjo është për të gjithë këtë publik, i cili ishte shumë entuziast dhe e pamë rrugës duke ardhur në stadium. Do të jetë edhe më shumë pas kësaj fitoreje.
Unë kam besuar gjithmonë te lojtarët e mi. Ata më kanë shpërblyer për atë që bëra unë për të krijuar këtë grup. Kjo është fitorja e tyre, është historia e tyre. Unë i kam luajtur disa finale, por është më mirë kur je në fushën e lojës", tregoi Deshamp i cili si lojtar ka fituar një Kupë Bote dhe një Kampionat Europian.