Deshamp dy ndryshime te rendesishme ndaj Shqiperise

Deshamp, dy ndryshime të rëndësishme ndaj Shqipërisë

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, po mendon të kryejë dy ndryshime thelbësore në formacionin e skuadrës së tij për ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë. Sipas mediave franceze, trajneri ka vendosur që të lërë jashtë formacionit Grizman dhe Pogba, edhe pse të dy cilësohen si thelbësorë për lojën e "gjelave".

paul-pogba-substituted-vs-Romania-june-2016

Në vend të Pogba, në fazën sulmuese do t'i jepet hapësirë Kingslei Koman, i cili ka bindur Deshamp me paraqitjet në stërvitje dhe sidomos në minutat e fundit kundër Rumanisë. Ndërkaq, në vend të Pogba, në fushë nga minuta e parë mund të luajë Musa Sisoko, apo Antoni Marsial, në varësi të skemës që do të përdorë Deshamp kundër kuqezinjve.

Një nga arsyet se pse Deshamp mund të ulë në stol dy yjet e skuadrës, është se ai dëshiron me çdo kusht vendin e parë në grup dhe pas fitoreve të ndeshjeve të para, është e qartë se ai do t'i shkojë fituesit të sfidës direkte që luhet të dielën mes Francës dhe Zvicrës. Pogba dhe Grizman do të jenë më të freskët për ndeshjen në fjalë dhe kjo rrit shanset që francezët të dalin me tri pikë nga ai duel.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama