Rezultatet e kërkimit u publikuan në Gazetën Amerikane të Mjekësisë. Kërkuesit thanë se ka ende shumë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, përfshirë edhe pyetjen se si ndodh realisht që këto terapi të mjekësisë alternative duhet të kryhen dhe sa të efektshme janë këto në krahasim me metodat konvencionale për lënien e duhanit. Por alternativat duket se janë opsione të vlefshme për duhanpirësit që e kanë vendosur ta lënë duhanin, thanë kërkuesit që udhëqihen nga Mehdi Tahiri i universitetit McGill në Montreal, Kanada. Në përgjithësi, duhanpirësit që dëshirojnë ta lënë duhet fillimisht të provojnë metodat standarde, të cilat përfshijnë terapinë e zëvendësimit të nikotinës dhe konsultat mbi sjelljet, tha Tahiri.
“Por disa njerëz nuk janë tërësisht të interesuar në këto metoda,” shtoi ai dhe në këtë rast, agipunktura dhe hipnoza janë alternativa të vlefshme.
Kërkuesit zbuluan se duhanpirësit që i nënshtrohen agipunkturës kanë tre herë më shumë shans të heqin dorë nga duhani në një periudhë 6 deri në 12 muaj. Edhe ata që i nënshtrohen hipnozës kanë një normë të lartë suksesi. Një studim i kryer më 2008 zbuloi se nga 258 duhanpirës që iu nënshtruan agipunkturës, 55 për qind e ndërprenë duhanpirjen në krye të gjashtë muajve ndërkohë mes njerëzve që nuk i nënshtrohen kurave të tilla, vetëm 4 për qind arrinë ta lënë duhanin.