Nëse mendoni se mënyra më e mirë për shkrirjen e kilogramëve është kalimi i orëve të tëra në palestër dhe futja e më pak kalorive në organizëm, e keni gabim. James Duigan, trajneri personal i Elle Macpherson dhe Rosie Huntington Whiteley, si edhe ekspertet për nutricionizëm, mjeket Marilyn Glenville dhe Kim Pearson, tregojnë se si të humbni kilogramët duke ndjekur disa rregulla:
Përqendrohuni në përtypjen e mirë të ushqimit
Mos e anashkaloni mëngjesin
Derisa po hani mos bëni asgjë tjetër (shikoni TV, dëgjoni muzikë etj.)
Përgatitni ushqim të shëndetshëm
Në radhë të parë hani pemë
Copëtojeni ushqimin në pjesë më të vogla
Hani nga pak dhe më shpesh
Rregullisht pini ujë