Deshmi rreqethese nga te mbijetuarit Na tha do u vras te gjitheve

Deshmi rreqethese nga te mbijetuarit: Na tha do u vras te gjitheve
32-vjeçari Anders Behring Breivik duke se ka gënjyer para gjykatës kur tha se qëllimi i tij nuk ishte të vriste sa të mundte por që kërkonte të jepte vetëm një mesazh. Dëshmitarët tregojnë se gjatë sulmi me armë që ai ndërmori kundër tyre në ishull është shprehur se “do t’ju vras të gjithëve”.

“Ju duhet të vdisni të gjithë… dhe më pas qëllonte me një armë ashtu si në filma me nazist”, tregon një dëshmitarë.

Me një armë M16 me krehër me nga 30 fishekë, Breivik ka vrarë 85 persona në ishull.

“U solla në atë mënyrë që të kujtonte se kisha vdekur. Ai qëndroi ndoshta dy metra larg meje. Ia dëgjoja frymëmarrjen. Ndieja dhe nxehtësinë e armës”, tregon një tjetër dëshmitar që ka shpëtuar për fat.

Armë M16

“I këqyrte të gjithë. I godiste për të kuptuar nëse ishin gjallë. Dukej tamam si nazist me atë uniformë policie dhe flokët”, shton ai.

“Pashë disa barka” tregon një tjetër që i mbijetojë sulmit “por nuk isha i sigurt nëse mund tu besoja atyre, nuk mund t’i besoja asnjërit”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama