Deshmia I njoh vrasesit e Artan Santos. I kam kallezuar ne polici por nuk kam marre asnje pergjigje

Deshmia: I njoh vrasesit e Artan Santos. I kam kallezuar ne polici, por nuk kam marre asnje pergjigje

Fakte të reja zbardhen disa muaj pas vrasjes së bankierit Artan Santo. Një qytetar denoncon vrasësit në televizonin News24. “I njoh vrasësit e Artan Santos”, – thotë dëshmitari që ka dijeni mbi vrasjen e bujshme që ndodhi më 26 Qershor të këtij viti.

“I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar në polici më 25 gusht të vitit 2014. Kam kallëzuar emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj, News24”.

Realisht vrasja e Santos është mbushur plot mister. News24 ju drejtua më 3 tetor Drejtorit të Policisë Artan Didi, por nuk mori përgjigje.

Televizioni iu drejtua dhe sot kreut të Policisë Didi mbi një deklaratë, dhe kreu i Policisë së Shtetit u përgjigj me një sms, “Drejtohuni në Policinë e Tiranës”.

Televizioni News24 ka heshtur deri më sot për interes të hetimit, por në orën 19:00 do të thyejë heshtjen dhe do të japë disa fakte të reja rreth vrasjes së bankierit Artan Santo.

Gjithashtu dhe BalkanWeb do të përcjellë në orën 19:00 dëshminë e plotë të qytetarit.

Biznesmeni Artan Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i “Bankës Credins” dhe “TV Scan”, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, paraditen e 26 qershorit, në zonën e ish-Bllokut, në zemër të kryeqytetit, pranë selisë qendrore të “Bankës Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama