Deshmia e Kostandin Xhuvanit

Deshmia e Kostandin Xhuvanit

I ndodhur në një ambient të izoluar, 26-vjeçari Kostandin Xhuvani që akuzohet për vrasjen e katër personave, mësohet se gjatë këtyre orëve, ka shfaqur një arrogancë tej limiteve përballë grupit hetimor, tani që cilësimi prej “të forti” është më i dukshëm se kurrë.

Teksa e mohon komplet përfshirjen e tij në masakër, Kostandin Xhuvani u ka thënë ekspertëve të policisë se nuk ndodhej në lokalin “Ante Grand”. Burimet policore thanë se mes të tjerave, ai pretendon se në atë moment ndodhej në një lagje tjetër. “Nuk di gjë për vrasjen. Më lini rehat, po më akuzoni kot. Kur ka ndodh ngjarja unë isha te ‘Brryli’ për të blerë duhan. Vetëm kur u ktheva në lokal pashë të vrarët”, – mësohet të jetë shprehur Xhuvani.

Nga ana tjetër, duket sikur 26-vjeçari fillimisht nuk kishte shfaqur kundërshtime për praninë e tij në lokal atë natë, por shprehet se para se të ndodhte masakra ishte larguar nga ai ambient dhe ishte kthyer më vonë. Për sqarime të mëtejshme, Xhuvani thotë se do t’i japë ato më vonë, pasi të jetë konsultuar me avokatin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama