Deshmia tronditese e ciftit te te fejuarve qe u perdhunuan

Deshmia tronditese e ciftit te te fejuarve qe u perdhunuan

Dy të rinjtë e fejuar të cilët u grabitën dhe u përdhunuan nga dy persona të armatosur pasditen e 20 tetorit në pyllin e Semanit, kanë folur rreth ngjarjes tronditëse. Të rinjtë kanë rrëfyer për gazetën “Shqip” dhunën fizike, verbale dhe seksuale të ushtruar për rreth një orë ndaj tyre.

Ja si ndodhi ngjarja

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 20 tetor, ku dy të rinj rreth orës 14:00 u nisën për të kaluar një pasdite në intimitet në bregdetin e Semanit. Pas mbërritjes së tyre në vend, të rinjtë parkuan makinën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Por rreth orës  15:00, aty mbërritën dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri, të cilët i goditën dhe i kërcënuan se do t’i vrisnin. Më pas ata u lidhën duart dy të rinjve dhe i detyruan të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë, jo vetëm vajzën e re, por edhe të fejuarin e saj 28-vjeçar.

Pas torturimit për gati një orë, autorët i lidhën në pemë dy të rinjtë dhe u morën atyre rrobat, celularët, paratë dhe të gjitha sendet personale që kishin me vete, duke i lënë të zhveshur. Më pas të rinjtë shkuan menjëherë në postën e policisë që ndodhet në fshatin Seman dhe denoncuan dhunën që u ishte ushtruar, si dhe vjedhjen e të gjitha rrobave dhe 10 mijë lekëve të reja që kishin me vete.

Dyshimet

Duke qenë se ata ishin shumë të rënduar nga pikëpamja emocionale, dy të rinjtë do të ripyeten nga policia. Kjo pasi e fejuara e 28-vjeçarit ka mundur të konstatojë se dy autorët mbanin aromë bagëtish të ngjashme me atë të dhive. Fakti se autorët i kanë ndjekur dy të rinjtë dhe kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse për kryerjen e aktit seksual, ka ngritur dyshimet te hetuesit se dhunuesit kanë qenë të parapërgatitur.

Por ata kanë përdoruar mjete mbrojtëse për kryerjen e aktit seksual, dhe nuk kanë lënë asnjë gjurmë të ADN-së së tyre në trupin e të dëmtuarve. Aktualisht policia dyshon se dy agresorët mund të jenë persona me precedentë penalë që jetojnë në stanet që ndodhen në zonën e Semanit dhe kryejnë vjedhje të herëpashershme, por, ende nuk ka ndonjë emër të dyshuar për autorësinë e kësaj ngjarjeje tronditëse.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama