Deshperimisht para ekranit te televizorit

Dëshpërimisht para ekranit të televizorit
Njerëzit e palumtur shohim me shumë televizor, ndërsa ata janë më të lumtur shpenzojnë më shumë kohë për të lexuar dhe për të bërë jetë sociale. Studimi i Universitetit te Marilandit në SHBA ka analizuar për 34 vjet të dhënat e grumbulluara nga më shumë se 45 mijë persona. Konkluzioni ishte se te shohesh televizor mund të të bejë te ndihesh mire per nje kohe te shkurter, por përgjithësisht je i trishtuar.

Te palumturit kalojne 30 perqind me shumë të kohës duke ndenjur para ekranit, krahasur me njerezit e cilesuar te lumtur. Televizori cilësohet si aktivitet i pëlqyeshem për momentin, por nëse zgjatet për më shumë, i bën njerëzit të mos ndihen mire. Mijëra njerëz shkruan akivitetet ditore në ditare gjatë dekadave dhe nivelin me te larte e përbënin të kënaqësisë e përbënin aktivitete si seksi, leximi dhe jeta sociale, kurse televizioni ishte i vetmi aktivitet që i çonte ne trishtim.

Televizori nuk është gjykues, as i vështirë për njerëzit me pak cilësi, prandaj zgjidhet prej tyre. Edhe çiftet që nuk kanë jetë të lumtur bashkëshortore sipas studimit shohin me shumë televizon se të tjerët.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama