Deshton armepushimi ne Kiev 17 te vdekur te tjere

Deshton armepushimi ne Kiev, 17 te vdekur te tjere

Së paku 17 protestues u vranë sot në mëngjes në Kiev në përleshje të reja me policinë pasi një armëpushim i arritur natën e kaluar dështoi. Dëshmitarët raportuan për përdorimin e municioneve luftarake, bombave me naftë dhe ujit me presion në sheshin kryesor të protestave, Sheshi i Pavarësisë. Diplomacia Europiane është në kundërsulm me tre ministra të jashtëm në Kiev duke zhvilluar bisedime me presidentin Viktor Janukoviç. BE ka premtuas sanksione kundër tij. Dëshmitarët e cituar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve thonë se kanë numëruar së paku 17 trupa të pajetë.

Protestuesit – disa prej të cilëve janë të armatosur, kanë filluar të përdorin një hotel aty pranë si spital dhe i kërkuan klientëve çarçafët për t’i përdorur si fasha. Më herët, dy mjete të blinduara u panë në rrugë duke ecur drejt Sheshit të Pavarësisë. Zyra e presidentit akuzoi opozitën si përgjegjës për dhunën duke thënë se “thirrjet për armëpushim dhe dialog prej tyre qenë thjeshtë një lojë për të fituar kohë për të mobilizuar dhe armatosur militantët”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama