Mesfushori i Kombëtares, Alban Meha, do të vazhdojë aventurën e tij në Turqi. Mediat turke kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se tratativat e tij me Al Nasrin janë ndërprerë. Ka qenë vetë zëvendëspresidenti i skuadrës turke që ka bërë me dije gjithçka.
"Drejtuesit e rinj të Al Nasrit nuk aprovuan transferimin e Mehës dhe ne jemi të gëzuar që ndodhi kështu, për vetë faktin se ai është një futbollist që i shërben shumë projektit tonë për të ardhmen. Javën e ardhshme ai do t'i bashkohet skuadrës në nisjen e përgatitjeve për edicionin e ri", ka deklaruar Fatih Ilmaz, i cili ka shtuar se shqiptari do të ketë edhe një vit tjetër kontratë me skuadrën turke.