Deti nxjerr trupat e dy marinareve shqiptare

Deti nxjerr trupat e dy marinareve shqiptare

Rritet numri i të plagosurve nga tragjedia e anijes "Norman Atlantic", që u përfshi nga flakët të dielën në mëngjes, duke bllokuar mbi 300 persona në det. Bëhet fjalë për dy marinarë shqiptarë të rimorkiatorit “Iliria”, të cilët janë gjetur në gjendje të rëndë sot në breg të detit në Vlorë.  Sipas informacioneve paraprake  ngjarja ka ndodhur gjatë tentativës për të lidhur rimorkiatorin ndërsa është këputur kavoja që po përdorej për tërheqjen e anijes, duke i goditur më pas.

Dy personat e plagosur janë nisur së bashku me 3 persona të tjerë me rimorkiatorin “Iliria” sot në mëngjes, i cili ishte kontraktuar për t’i ardhur në ndihmë “Norman Atlantic”.  Dyshohet se Petrit Jahaj dhe Edmond Hilaj, janë dy personat të cilët shkuan në ndihmë të tragetit që ndodhet vetëm 3 milje larg Vlorës.

Personat janë duke u transportuar drejt spitalit të Vlorës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama