Por sigurisht qe shembujt jane te shumte dhe behet fjale per detyra qe kemi ne pune, por edhe per impenjime shtepiake e me keq akoma, si ne rastin e mesiperm kur jemi duke udhetuar. Por, pavaresisht ndalimit per te folur ne celular gjate ngarjes se makines, shumekush e ka te pamundur qe te mos i pergjigjet nje telefonate, nderkohe qe i duhet te shohe rrugen dhe policin qe nese do ta pikaste do ta gjobiste rende. Sigurisht, ne kete rast te gjithe jane te ndergjegjshem se ajo qe po bejne mund t’u kushtoje jeten dhe demtimin e te tjereve.
Kur vendosim per te bere nje gje te tille kjo vjen, sepse ne mendojme se jemi te afte qe te bejme dy ose tri veprime ne te njejten kohe, edhe kur keto veprime zgjasin paralelisht ne kohe. Sipas nje studimi te fundit te Universitetit te Utah, ka njerez qe jane te mire per te kryer paralelisht disa detyra njeheresh dhe pa pasur pasoja, edhe pse nuk behet fjale per nje shumice njerezish, madje per te qene te sakte kjo veti “gezohet” nga 2.5% e njerezve. Vetem ata jane ne gjendje qe te kryejne disa detyra njeherazi me perpikmeri. Per shembull, disa jane te afte qe te mesojne dy ose tri lende ne te njejten kohe.
Duke zgjidhur problemet e matematikes, mund te mesojne permendesh nje vjershe dhe njeherazi mund te memorizojne edhe mesimin e historise. Dhe ajo çka eshte me interesante disa prej ketyre personave jane me te afte qe te performojne me efektshmeri te larte vetem kur vihen nen presionin e kryerjes se shume detyrave. Autoret e studimit sugjerojne se pas kesaj aftesie te kryerjes se shume detyrave paralelisht qendrojne shume faktore te natyres biologjike, gjenetike dhe ndoshta edhe te sjelljes, por ka edhe nga ata qe thone se nje gje e tille mund te ushtrohet dhe mund te kryhet me sukses edhe nga nje grup me i madh njerezish. Dy psikologe te Universitetit te Utah bene bashke nje grup studentesh ende te padiplomuar dhe u kerkuan qe te kryenin nje test te dhenies se makines dhe nje test qe kishte te bente me memorien dhe me aftesine per te bere ushtrime matematike.
Fillimisht ata i kryen te dyja veprimet veç e veç e me pas ne te njejten kohe. Pjesa me e madhe e studenteve shfaqi çrregullime kur behej fjale qe te bente dy veprime menjehere, ndersa vetem nje pjese e vogel prej tyre u ndie komode duke performuar dy detyra te veshtira njeherazi qe kerkoni perqendrim, vetekontroll te madh dhe aftesi te dyfishta. Sipas studiuesve, ne rastet e detyrave paralele kemi nje sforcim shume te madh te te gjithe sistemeve cerebrale dhe motorike te trupit dhe jo te gjithe jane ne gjendje qe t’i vene ne pune me eficence ato. Kjo kerkon nje sforcim qe per shume persona eshte shume me e veshtire nga detyrat qe mund te perballohen normalisht e si pasoje, personat qe nuk e perballojne dot nje gjendje te tille jane te shumte. Ata ose nuk i hyjne fare nje pune te tille, ose i hyjne dhe gabojne. Por mes studenteve qe kryen eksperimentin ndodheshin edhe ata, sigurisht ne pakice, qe munden t’i kryenin te dyja detyrat njeherazi dhe pa gabime. Behet fjale vetem per 2.5% te studenteve.
Ata nuk shfaqen asnje ulje ne performancen e te dy veprimeve, pavaresisht se po i kryenin ne te njejten ore. Madje ne pak raste u vu re nje perfeksionim i te dyja detyrave, çka tregon se per disa individe te pakte pikerisht nje situate e tille presioni dhe dyzimi eshte pozitive per arritjen e efektshmerise se larte ne kryerjen e veprimeve. Keta individe, sipas psikologeve, quhen “shumedetyresh”. Truri i tyre duket se funksionon ne menyre te ndryshme nga ai i pjeses tjeter te njerezve. Ata mund te kryejne njeherazi dy apo me shume detyra te natyrave te ndryshme pa perjetuar nje ulje te vemendjes apo efektshmerise dhe cilesise se veprimeve.
Ajo ne fakt eshte nje gjendje trunore jashte se zakonshmes, qe nuk respekton rregullat baze te trurit, por ja qe ekziston te pak persona. Sipas eksperteve qe merren me studimin e kesaj dukurie te keta pak individe, truri i njeriut ka nje “buxhet” te caktuar energjish. Duke u nisur nga ky numer i kufizuar energjish, truri mund te ofroje energji vetem per kryerjen e nje veprimi te vetem ne nje kohe te caktuar, nese behet fjale per shume detyra ne te njejten kohe, atehere secila nga detyrat qe kryhet paralelisht me tjetren perfiton nje sasi shume me te vogel energjie dhe kjo çon ne performancen e dobet te detyrave, dhe per pasoje ne efikasitet te ulet. Kjo na ndodh per shembull kur i japim makines dhe flasim ne celular ne te njejten kohe.
Celulari merr nje pjese te energjise qe i eshte rezervuar nga truri drejtimit te makines dhe si pasoje aftesia per t’i dhene makines mire bie ndjeshem duke shtuar rrezikun e aksidenteve. Tashme, psikologet jane te perqendruar me shume te menyra e funksionimit te trurit te jashtezakonshem te ketyre pak personave qe kryejne shume mire disa detyra paralelisht. Ne kete rast, ata jo vetem qe jane “shumedetyresh”, te talentuar, por i kryejne detyrat shume me mire kur i bejne paralelisht, sesa kur i bejne veç e veç. Sipas rezultateve te para te kerkimeve te tyre behet fjale per diferenca gjenetike te trurit.
Vetem ato mund te japin nje shpjegim per kete loje aktiviteti. Ata kane mekanizma te kryerjes se detyrave krejt te ndryshem nga ata te njerezve te zakonshem. Truri i tyre ben nje ndarje shume racionale te energjise sipas rendesise se detyres, duke siguruar keshtu energji te mjaftueshme per secilen prej detyrave. Nderkohe, disa psikologe jane te mendimit qe nje situate e tille e kryerjes se mire te shume detyrave mund te arrihet edhe nga persona te tjere permes ushtrimit te vazhdueshem.