Devete vene ne pikepyetje Biblen?

Devete vene ne pikepyetje Biblen?

Devetë përmenden si kafshë transporti në tregimet biblike të Abrahamit, Jozefit dhe Jakobit. Por arkeologët thonë se devetë u zbutën në tokën e hebrenjve pas Epokës së Patriarkëve (2000 – 1500 para erës sonë), duke vënë në pikëpyetje saktësinë e tregimeve biblike.

Dr. Erez Ben Yosef dhe Dr. Lidar Sapir-Hen të Universitetit të Tel Avivit përdorën disa teknika me karbon në mbetjet kockore të deveve për të zbuluar periudhën se kur u zbutën ato në tokën e hebrenjve. Sipas tyre, devetë nisën të përdoreshin si kafshë transporti mes shekujve XII dhe IX para erës sonë.

Ky zbulim është botuar së fundmi edhe në reviztën e “Tel Avil”, duke sjellë fakte të mospërputhjeve mes historisë dhe Biblës. “Përdorimi i deveve si kafshë transporti në vendin tonë shënon edhe zhvillimin më të rëndësishëm ekonomik dhe social, nga pikëpamja historike”, tha Dr. Ben Yosef.

“Duke analizuar provat arkeologjike dhe mbetjet kockore të tyre, ne arritëm të përcaktonim edhe periudhën e përafërt të kohës se kur devetë nisën të përdoren si kafshë transporti”, shtoi ai.

Arkeologët thonë se mbetjet e para kockore të deveve që janë gjetur në kufirin izraelito-jordanez datojnë në shekujt 11 dhe 9 para erës sonë. Deri më tani nuk janë zbuluar mbetje më të vjetra të deveve të zbutura, çka do të thotë se devetë si kafshë pune u shfaqën në Izrael shumë shekuj pas lulëzimit të mbretërisë së mbretit David, i cili përmendet në Bibël.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama