Në fillim të sezonit, kompanitë e basteve ofronin koeficientë më të ulët që Elvis Presli të gjendej i gjallë sesa Leiçesteri të fitonte titullin. Por "dhelprat" i kanë surprizuar të gjithë, ashtu siç kanë hedhur poshtë edhe disa prej ligjeve të pashkruara të futbollit.
Formacioni
Skema 4-4-2 dukej arkaike, por është ky moduli me të cilin skuadra e Ranierit i ka shpartalluar të gjithë: kanë luajtur me këtë skemë në 30 nga 33 javë. Asnjë ekip nuk e ka përdorur një modul të vetëm kaq shpesh këtë sezon. Pasimet - Leiçesteri është një nga ekipet me numrin më të ulët të pasimeve në Premier Ligë 11.614, duke hedhur poshtë ligjin e Arsenalit se "tiki taka" është mënyra perfekte për të fituar. Vetëm Uest Bromuiç 10.431 dhe Sandërlendi 11.000 kanë bërë më pak pasime se kryesuesit.
Zotërimi i topit
18 nga 21 fitoret e "dhelprave" janë arritur kur topin e kanë pasur kundërshtarët. Leiçesteri e mban mesatarisht topin 42.9% për ndeshje, skuadra e tretë nga fundi. Vetëm Sandërlendi dhe Uest Bromuiç e dominojnë sferën më pak. Mbrojtja - Dyshja statike e qendrës së mbrojtës Morgan-Huth quhej e dalë mode, por ata rezultojnë po aq efikasë sa Vertongen-Aldervaireld. Kanë mbrojtur portën e paprekur në 5 ndeshje radhazi dhe numërojnë 5.850 minuta në fushë me njëri-tjetrin, më shumë se dyshet e mbrojtjes së Arsenalit, Totenhemit dhe Sitit