Dhëmbët së pari ishin zhytur në verë për disa orë, që ka efektin e kënaqësisë gjatë një darke duke pirë verë. Pastaj të njëjtën e kanë përsëritur edhe me çajin. Në krahasim me ujin, konsumimi i verës së bardhë dhe çajit kishte rezultuar se ato janë të dëmshme për dhëmbët, duke lënë njolla në zmaltin e dhëmbëve. Vera e bardhë është më pak e dëmshme se e zeza, por konsumimi i cilësdo verë rrit mundësinë për nxirjen e dhëmbëve. Edhe pse hulumtimi nuk kishte përfshirë ndikimin e pirjes së kafesë, që moti dihet se çaji lë pas njolla në dhëmbë më shumë se çdo pije tjetër e mëngjesit që e preferoni. Nëse keni menduar se problemin do ta zgjidhni nëse menjëherë pas konsumimit pastroni dhëmbët, atëherë ky është veprimi më i keq që mund të bëni. Pështyma juaj ka mundësi që të mbrojë dhëmbët tuaj, prandaj porosia jonë do të ishte që dhëmbët t’i pastroni së paku 40 minuta pas konsumimit. Por, disa ekspertë dyshojnë se ky hulumtim ka ndikim te pacientët, pra ata nuk do t’i preferojnë askujt që të ndalojnë konsumimin e këtyre pijeve dhe t’i largojnë nga këto pije të preferuara për ta.